Gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, nis hetimi për

0%

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, pasi një mike e saj alarmoi Policinë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Fatime Nici rreth 76-vjeç. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja u zbulua mëngjesin e 16 korrikut, në një banesë në Sheshin “Isa Boletini” , në pjesën jugore të Mitrovicës.

Dyshohet se viktima kishte lënë takim me shoqen e saj në orën , por nuk iu përgjigj telefonatave. E shqetësuar, dëshmitarja shkoi edhe te banesa e saj, por nuk arriti të kontaktonte me të, çka bëri që të kërkonte ndërhyrjen e Policisë. Në vendin e ngjarjes dolën njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës.

Me ndihmën e zjarrfikësve, dera e banesës u hap me forcë, ndërsa 76-vjeçarja u gjet pa shenja jete në shtratin e dhomës së gjumit. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj në vendngjarje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “ Hetim mbi vdekjen” , ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com