Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se më 23.07. 2026, në Slavonski Brod të Kroacisë do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur me .
Ceremonia pritet të filloj në ora Sipas njoftimit, ceremonia do të zhvillohet në shenjë nderimi dhe kujtimi të përhershëm për viktimat e kësaj tragjedie, duke përçuar njëkohësisht mesazhin e respektit, solidaritetit dhe kujtesës institucionale.
“Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brod-it, si dhe përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë”- thuhet në njoftim.
Mëngjesin e 25 korrikut 2021, një aksident tragjik mori jetën e 10 kosovarëve në Sllavonski Brod të Kroacisë. Një autobus i cili po barte rreth 60 persona nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Kosovës doli nga rruga, ku përveç të vdekurve, u lënduan mbi 30 persona të tjerë.
Për aksidentin u arrestua shoferi i kompanisë kosovare ‘Deva Tours’, i cili tha para policisë kroate, se për një moment e kishte zënë gjumi. Lajmet lidhur me ketë ngjarje mund t’i gjeni në këtë LINK.
