Ekskluzive | I zuri era e marihuanës, 25-vjeçarit i gjendet drogë

0%

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi gjatë një kontrolli në fshatin Pozhoran të Vitisë iu gjet substancë e dyshuar narkotike, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gentrit Bajramin , 25 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni është zhvilluar mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës , kur hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Gjilan, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, ndaluan për kontroll një veturë Volkswagen Golf IV në fshatin Pozhoran.

Gjatë legjitimimit të personave që ndodheshin në automjet, zyrtarët policorë kanë ndier erë marihuane, çka ka bërë që të kryhet kontroll i detajuar i veturës. Kontrolli rezultoi me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 0.16 gram.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Rasti po hetohet në procedurë të rregullt nga DHTN në Gjilan.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com