Shpërndaje në: Johan Manzambi ishte yll i fitores 4:1 të Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Por ishte Granit Xhaka që bëri prekjen finale në ndeshjen e së enjtes mbrëma. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutat shtesë për rezultatin final. FIFA ka shkruar se kur Zvicra fitoi penallti më minutat shtesë, mendohej se 20-vjeçarit Manzambi mund t’i jepej mundësia për kompletim të “hat-trickut”.
Por përgjegjësinë e mori Xhaka. Ai është në Botëror për herë të katërt, ndërsa u bë lojtari i dytë i Zvicrës që ka shënuar në tre Botërorë të ndryshëm. I pari ishte Xherdan Shaqiri. “Johani është i ri, ka të ardhme të madhe para vetes. Kam lënë përvojën të kishte përparësi dhe mora penalltinë këtë herë”, ka thënë 33-vjeçari Xhaka.
“Kjo fitore do të thotë shumë pasi nuk kemi pasur fillimin që kemi dashur”, ka shtuar Xhaka. Zvicra në ndeshjen e parë barazoi me Katarin. “Tani kemi katër pikë nga dy ndeshje dhe kemi luajtur shumë mirë. Nuk mendoj se pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para. Dallimi ishte që shënuan në pjesën e dytë e jo në të parën.
Në përgjithësi ishim të mirë në kontroll të ndeshjes, me dhe pa top. Kemi krijuar shumë raste, njëjtë si kundër Katarit, dhe jemi të lumtur që morëm tri pikë. Ishte shumë e rëndësishme”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës. Xhaka ka theksuar se zëvendësimet sollën ndryshimin e duhur në lojën e Zvicrës.
