Mesfushori portugez, Bernardo Silva bëri dje debutimin e tij me Real Madridin. Ai u aktivizua në miqësoren ndaj Ferencvarosit në Budapest, duke treguar klasin e tij në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, portugezi foli rreth kësaj çështje duke thënë se është shumë i lumtur me debutimin e tij me “Los Blancos”. “Jam shumë i lumtur.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për t’u përgatitur për sezonin dhe personalisht, jam shumë i lumtur që kam debutuar me Real Madridin”, u shpreh Silva. Reali, kujtojmë se arriti fitoren ndaj Ferencvarosit me rezultat 1-2 pas golave të Rivas dhe Espit.
