Rodrigo De Paul ka shënuar një eurogol nga distanca në ndeshjen ndaj Monterreyt. Ajo çka mori vëmendjen është festa e argjentinasit në të cilën kishte pasur të veshur fanellën e Lionel Messit, duke i dedikuar golin atij në ditën e vdekjes së babait, Jorge Messi.
De Paul, njihet për afërsinë e tij me 8-herë fituesin e Topit të Artë që nga grumbullimi me Kombëtaren e Argjentinës si dhe tani me Inter Miamin. Mirëpo Inter Miami nuk arriti të siguronte fitoren, pasi që u mposhtën nga Monterrey me rezultat 1:2.
