Aktivitete javore në trafikun rrugor: Mbi 1,500 gjoba të shqiptuara në rajonin e Gjilanit

0%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 12-, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 1,534 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar tetë aksidente me dëme materiale dhe 15 aksidente me persona të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 56 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 34 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 34 për modifikim të automjeteve me folje të errëta. Si pjesë e masave për sigurinë rrugore, 46 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Policia e Gjilanit ka apeluar te qytetarët që në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale të tregojnë kujdes, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të përdorin raportin evropian të aksidenteve, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot