Ballkani eliminon skuadrën nga Uellsi dhe kualifikohet në rrethin e

0%

Ballkani nga Theranda ka siguruar kualifikimin në rrethin e dytë të Conference League, pasi mposhti skuadrën uellsiane Connah’s Quay me rezultat 3:2 në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi i parë në Uells kishte përfunduar pa gola (0:0), ndaj fitorja në kryeqytet i dha Ballkanit biletën për në fazën e ardhshme të garës.

Skuadra therandase e nisi ndeshjen në mënyrë ideale. Kapiteni Edvin Kuç zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të për 1:0. Në pjesën e dytë, Giovanni realizoi në minutën e 49-të, ndërsa Serebe shënoi në minutën e 57-të, duke krijuar epërsinë bindëse 3:0 dhe duke lënë përshtypjen se çështja e fituesit ishte mbyllur. Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan.

Woodcock ngushtoi rezultatin nga penalltia në minutën e 69-të, ndërsa Mehasseb realizoi edhe golin e dytë në minutën e 76-të, duke e bërë fundin e ndeshjes më dramatik. Ballkani arriti ta ruajë epërsinë 3:2 dhe të festojë kualifikimin në rrethin e dytë të Conference League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot