A po shkon Partia Socialiste e Shqipërisë drejt shpërbërjes?

0%

Na ishte njëherë kush na ishte, PPSH e diktatorit Enver Hoxha, e themeluar nga serbët Dushan Mugosha dhe Miladin Popuviq, e cila shqiptarëve ua shpiku luftën e klasave dhe i sundoi me dorën e hekurt, pothuajse gjysmë shekulli. Me rënjen e E.

Hoxhës nga brumi i PPSH, lindi Partia Socialiste e sotme, kurse pasardhësit e saj, pra ish fëmijët e Bllokut, e ndërruan vetëm gëzofin, sepse identiteti ishte po i njëjti, pjellë e ideologjisë komuniste. Megjithatë shqiptarët si shqiptarët, shquhen për durimin. Pritën më se 35 vjet deri sa u bindën se PS ishte një me një, sinonim i PPSH.

Gjysmë shekulli e duruan diktaturën e parë, 35 vite të tjera e duruan po atë diktaturë, vetëm me emër tjetër, derisa erdhi dita që prapë të ngritën, që ta shporrin po të njëjtin sistem diktatorial. Të dhemb sa e gjatë ishte pritja, gati një shekull, po e thamë në fillim se shqiptarët shquhen për durim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe derisa shqiptarët më në fund u ngritën, ish një nga djemtë e kësaj diktature, Edvin Rama, ka ngul këmbë të mos e jep dorëheqjen. Protestuesit i krahasoi e quajti me emra të lloj – llojshëm denigrues. Shpiku armik të brendshëm e të jashtëm. Në të njëjtën kohë po i lozë dy rolet, viktimën dhe të çmendurin, vetëm si ta mbaj postin.

Populli nganjëherë harron se, diktatorët ndryshimin e kanë armikun numër një. Demokratizimi për ta është baras me kapitullimin. Dikush duhet të lëshoi pe: Ose të pajtohet populli të vazhdoi diktatura ashtu siç ishte, ose të vazhdoi deri në përmbysen e sajë. Çështja momentalisht ka mbet peng. Askush s’është i gatshëm për kompromis.

E vetmja shpresë për shqiptarët ka mbetur në SPAK dhe në bashkësinë ndërkombëtare, kurse forca e vetme e diktatorit është të mbështetet në forcën e kapjes së shtetit. Nëse kërkohet rrugëdalja, SPAK mund ti zgjeroi hetimet edhe ndaj Ramës dhe ta akuzoi duke ia numëruar faktet, ose bashkësia ndërkombëtare t’ia tregoi vendin dhe ti thotë se të duruam aq sa mundëm, po këtu është fundi.

Cili variant do ta zgjidh problemin, duhet pritur. Dhe derisa të zgjas pritja, protestat po vazhdojnë edhe në këto ditë vape që mjekët në perëndim apelojnë të mos dilet jashtë, po për shqiptarët s’vlejnë këto këshilla. Shqiptari s’është mësuar që dikush të përkujdeset për te.

Ai është mësuar të ndiqet, të burgoset, të dënohet me vite, të torturohet, të plaçkitet, të lihet pa ngrënë e pa pirë, të lihet pa strehë, t´i grabitet prona e pasuria, pa dhënë kurrë kush llogari për te. Pra ky realitet shqiptarin e ka përcjell me shekuj, deri në ditët e sotme dhe sot po ashtu nga Rama po quhet dërrasë nga truri, sorra e korba, algoritme, e çka jo tjetër.

Si do vejnë punët dhe a do ketë mëshirë dikush për shqiptarët, mbetet të shihet në ditët, javët dhe muajt në vijim. Një po bëhet gjithnjë e më e qartë: shqiptarët PS janë të gatshëm ta hedhin në koshin e plehrave, së bashku me përfaqësuesit e djeshëm dhe të sotëm të saj.

Burimi: Bota Sot