Arsenal përshpejton negociatat për Morgan Rogers

0%

Arsenali është gati të intensifikojë përpjekjet për transferimin e Morgan Rogers, i cili mbetet objektivi kryesor i klubit londinez për repartin ofensiv. Sipas raportimeve, bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit janë tashmë në fazë të avancuar, ndërsa negociatat për Rogers zhvillohen veçmas nga ato për Christos Tzolis.

“Topçinjtë” vazhdojnë të synojnë transferimin e të dy futbollistëve gjatë kësaj vere, pasi i konsiderojnë prioritete për forcimin e skuadrës. Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të fundit, Arsenali nuk ka zhvilluar bisedime për Bradley Barcolan, me fokusin që mbetet i përqendruar te Morgan Rogers.

Burimi: Bota Sot