‘Luftë’ në Ibiza për grabitjen e drogës/ Policia spanjolle lokalizon

0%

Garda Civile spanjolle ka lokalizuar dhe arrestuar në Shqipëri autorin e dyshuar të të shtënave më në Ibiza, njoftoi këtë të enjte Drejtoria e Përgjithshme e forcës në një komunikatë për shtyp.

I arrestuari, të cilit i atribuohet vepra penale e tentativës për vrasje, dyshohet se ka qëlluar disa herë ndaj një personi, i cili mbeti i plagosur rëndë, në kuadër të një larjeje hesapesh mes trafikantëve të drogës.

Një i plagosur i braktisur në spitalin Can Misses Hetimi nisi pasi një person u la në hyrje të Spitalit Can Misses nga një automjet që u largua me shpejtësi nga qendra spitalore. Personi kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Viktima ishte goditur nga dy plumba dhe, për shkak të plagëve të rënda, u transportua urgjentisht nga Ibiza në Spitalin Universitar Son Espases, në Majorka, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Veprimet e para hetimore bënë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit që kishte lënë të plagosurin në spital.

Fillimisht, ai deklaroi se të dy kishin shkuar në një zonë të Sant Josep-it me synimin për të hyrë në një banesë për të vjedhur, dhe se aty ishin befasuar nga një person i armatosur, i cili kishte hapur zjarr ndaj tyre. Megjithatë, përparimi i hetimeve e rrëzoi këtë version.

Një larje hesapesh për drogën Sipas Gardës Civile, hetuesit arritën në përfundimin se qëllimi i vetëm i të plagosurit dhe shoqëruesit të tij ishte të kryenin një “vuelco de droga” – pra, vjedhjen e një ngarkese droge nga trafikantë të tjerë – ndaj një organizate kriminale shqiptare të vendosur në ishull.

Autori i të shtënave ishte pikërisht një anëtar i kësaj organizate, i cili ishte përgjegjës për sigurinë e një prone luksoze të grupit, pranë vendit ku ndodhën ngjarjet. Pas të shtënave, ai u largua nga Ibiza dhe u vendos në Shqipëri.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të Operacionit “Vlad Ib”, të drejtuar nga Sektori i Krimeve kundër Personit i Njësisë Organike të Policisë Gjyqësore të Gardës Civile në Ishujt Baleare. Gjurmët e të dyshuarit çuan deri në Shqipëri, ku autoritetet shqiptare bashkëpunuan me agjentët spanjollë derisa arritën ta lokalizonin.

Më 9 qershor, Policia shqiptare njoftoi zyrtarisht arrestimin e të dyshuarit. Aktualisht ai ndodhet në pritje të ekstradimit në Spanjë, për t’u vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor që kishte lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestimit.

Garda Civile theksoi rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar dhe të punës së përbashkët të njësive të përfshira në këtë çështje, e cila u deshën dy vjet për t’u zbardhur dhe që e vendos edhe një herë Ibizën në qendër të vëmendjes për trafikun e drogës të lidhur me mafiet shqiptare.

Burimi: Bota Sot