Ka nisur marshimi i përnatshëm pas protestës së 47-të në bulevardin para kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kastës së vjetër politike. Mijëra qytetarë morën pjesë edhe sot me thirrjet për revolucion paqësor dhe Shqipëri të re. Teksa po paqësisht ndoqën ritin e përnatshëm të marshimit në Rrugët e Tiranës.
Rreth orës ata u mblodhën në “Sheshin Skënderbej”, duke vijuar më tej me grumbullimin para Kryeministrisë dhe fjalimet. Me parulla, thirrje, pankarta dhe marshim, ata iu drejtuan Kryeministrisë si çdo natë. Spikasnin parulla dhe thirrje nga më të larmishmet, sikurse ajo për shitjen e Shqipërisë nga Rama.
“Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Opozitë e shitur”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAk you”.
