Aktivisti: Protesta popullore detyroi qeverinë të anulonte ligjin e

0%

“Protesta qytetare që reziston prej 47 ditësh detyroi qeverinë që të tërhiqej nga nismat e saj për ligjin e zonave të mbrojtura dhe ato strategjike, duke i anuluar e shfuqizuar”. Kështu u shpreh nga podiumi i protestës sot një prej aktivistëve para Kryeministrisë.

Ai nxiti edhe drejtësinë që të mos tërhiqej nga hetimet dhe të mos dorëzohej para presioneve, duke i çuar hetimet deri tek kryeministri Rama. “Pushteti është deklaruar se nuk do e rinovojë më ligjin e investitorëve strategjikë dhe kjo është një nga fitoret e lëvizjes popullore. U përpoqën ta kamuflojnë edhe ligjin 2021/24, edhe kjo është arritje e fuqishme e këtij populli me BE-në.

Ajo e kishte një nga kushtet që ia kishte vendosur qeverisë thanë por pas 47 ditësh protestë BE ia kërkoi publikisht qeverisë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura”, tha ai mes të tjerash. Më tej edhe një apel për SPAK-un. “I kërkojmë edhe SPAK të vazhdojë hetimet, nëse i ka nisur hetimet të mos i ndalë derisa të vndoset para akuzës Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si ka mundësi që një kryeministër që ka shumë ministra të akuzuar dhe që disa i ka në burg, të mos merret i pandehur. A ka mundësi që ato kanë ndodhur pa dijeninë e kryeministrit. E kemi një shembull në Bashki, pasi u arrestuan drejtorët e bashkisë, radha i erdhi kryetarit të bashkisë. I bëj thirrje SPAK të mos tërhiqet nga presionet për ta liruar”, deklaroi aktivisti.

Burimi: Bota Sot