Shpërndaje në: Analisti politik, Idriz Morina, ka thënë se kanë tendenca të dukshme që njëri grupim brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka për synim që si alternativë për udhëheqjen e partisë ta ofrojë kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Sipas tij situata në LDK është kritike pas rezultateve të dobëta.
Morina ka thënë se kryetrari Lumir Abdixhiku nuk ka arritur që të afirmohet si lider i mirëfilltë. “Edhe pse për aq sa njohim është e vështirë që në momentin aktual të ketë një garë edhe ku mund të vijë në shprehje një lider i ri, megjithëse dihet që tendencat janë të pashme që njëri grupim ka për synim që ta ofrojë si alternativë kryetarin e Prishtinës Përparim Rama”, është shprehur Morina Ai ka thënë se mendon që situata në Lidhjen Demokratike të Kosovës tani është më e vështirë sesa në janar kur kryetari Lumir Abdixhiku, i mbijetoi votëbesimit.
Edhe Arbëri 11 muaj më parë Prej burgut deri te veterani i UÇK-së: Kur e larguam Serbinë, u ballafaquam me demonët tanë Sipas tij tani numri i të pakënaqurve me Abdixhikun është rritur. “Vetë fakti që brenda një shtatmujore duhet të marrë një rivotëbesim të ri, është problematik.
Në aspektin e traditave dhe kërkesave të LDK-së, po rezulton që edhe herën e parë më mirë do të ishte të jepte dorëheqje dhe që partia të shkonte në zgjedhje e të kërkonte një lider të ti”, ka thënë Morina në emisionin “Konfront” në KTV.
