Zhurma të forta shpërthimesh janë dëgjuar të enjten në mbrëmje mbi qendrën e Dubait, ndërsa dëshmitarë okularë kanë raportuar se kanë parë interceptime raketash në qiell mbi qytet, raportojnë gazetarët e Euronews nga Dubai. Megjithatë, Zyra për Media e Dubait ka reaguar menjëherë me një deklaratë zyrtare, duke sqaruar se shpërthimet nuk kanë ndodhur në territorin e qytetit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe publikut që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos përhapin lajme të pakonfirmuara.
Sulmet e fundit iraniane shënojnë përshkallëzimin e parë të situatës pas disa muajsh qetësi, që nga armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes kornizë për përfundimin e luftës në mesin e muajit qershor. Vetëm pak ditë më parë, Irani goditi dy anije të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur tensionet në rajon.
Ngjarja mbetet në zhvillim dhe pritet që gjatë orëve në vijim të publikohen më shumë detaje nga autoritetet dhe burime të tjera zyrtare.
