Në LDK synojnë që votëbesimi për Abdixhikun të bëhet para 7 gushtit

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Kërkesën e rreth 150 delegatëve të Kuvendit të Lidhjes Demokratike, për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, kanë nisur ta trajtojnë organet e partisë.

Anëtarë të kryesisë së LDK-së që janë mbledhur të enjten, kanë thënë se Kuvendi për votëbesimin e Abdixhikut synohet të organizohet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës Në Lidhjen Demokratike synojnë që mbledhjen e kuvendit të jashtëzakonshëm ta organizojnë para 7 gushtit, që është data e fundit deri kur deputetët e zgjedhur kanë kohë ta konstituojnë Kuvendin.

Të enjten në selinë qendrore të LDK-së është mbajtur një takim punues në kuadër të organizimit të kuvendit ku do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarit Lumir Abdixhiku. Anëtari i kryesisë, Shkëmb Manaj, pas takimit ka thënë se kërkesa e rreth 150 delegatëve të partisë po trajtohet me urgjencë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Besoj që brenda jave është problem sepse duhet pastaj të përgatiten edhe ftesat për të gjithë delegatët e Kuvendit, dhe delegatët e Kuvendit duhet ta kenë ftesën disa ditë përpara”, ka thënë ai. I pyetur nëse kjo do të ndodhë para 7 gushtit, ai ka thënë: “Po, gjithsesi besojmë që po”.

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut ka nisur në fillim të korrikut dhe i është dorëzuar sekretariatit të mërkurën. E pas saj, kryetari Abdixhiku ka njoftuar se ka pezulluar negociatat me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për formimin e institucioneve.

Edhe Arbëri 22 o. më parë LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut Ilir Ferati, që udhëheqë sekretariatin e përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se pret që edhe deputetët e pakënaqur me kryetarin Abdixhiku, të rreshtohen pas tij, nëse ai merr sërish besimin nga delegatët.

“Ju para meje e patë që doli Lutfi Haziri, i cili nuk janë shumë vjet që ka qenë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut dhe e ka dhënë shembullin më të mirë të demokracisë pas atij Kuvendi, duke u rreshtuar si nënkryetar prapa, në këtë rast, zotit Abdixhiku, edhe prapa vullnetit të fuqisë së delegatëve.

Domethënë, nuk ka figurë që mund të dalë përmbi fuqinë e vullnetit të delegatëve, qoftë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ferati. Në këtë parti ndonëse kanë mohuar se ka pasur pajtim mes Kurtit dhe Abdixhikut, kanë theksuar se LDK-ja do ta japë kontributin e saj për konstituimin e institucioneve. “Ju e dini që ka pasur diskutime.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë në takim dhe kanë mbetur që diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje të vazhdojnë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dhënë qëndrimin e saj. Ne do ta japim kontributin tonë për konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 6 qershorit”, ka thënë anëtari i Kryesisë, Manaj.

As Manaj e as Ferati nuk janë përgjigjur nëse presin nga Vetëvendosja që seancën e konstituimit të kuvendit ta thërrasë pas Kuvendit të LDK-së.

Edhe Arbëri 23 o. më parë Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim E ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, një ditë më parë, ka deklaruar se mbajtja e seancës konstituive nuk është thirrur ende për shkak se partive politike po u jepet kohë e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes.

Të mërkurën, burime të KOHË-s janë informuar se nga takimi i Abdixhikut me kryetarin e LVV-së, Kurtin, është arritur dakordimi për krijimin e institucioneve të reja dhe ndarjen e pozitave në to.

Burimi: Koha