Vrasësit të bashkëshortes i ndryshohet vendimi, nga burgim i

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim duke ia ulur dënimin Edmond Lajçit, nga burgim të përjetshëm në 30 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes Gjyljeta Ukella, në prill të 2024-s.

Sipas shkallës së tretë, burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në rastet kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale.

Gjykata Supreme ia ka ndryshuar dënimin nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burgim Edmond Lajçit, i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella, në prill të vitit 2024. Sipas aktakuzës, i pandehuri rreth orës , në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” në banesën e tij, me dashje dhe me pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Gjykatës Supreme, as shkalla e parë e as ajo e dyta nuk e kanë zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal, lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë vërtetuar drejt gjendjen juridike lidhur me fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, ndërsa nuk ka gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje të ligjit penal në këtë aspekt.

Po ashtu, ka vlerësuar se, pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, pretendimet ankimore për vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike nuk ishin të lejuara, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në rastet kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 8 muaj më parë Vrasësit të dy vëllezërve iu përgjysmua dënimin për rrahje të gruas e u gjobit për kanosje të miqve “Një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.

Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit”, thuhet në aktgjykim.

Vendimin e Supremes nuk e ka mirëpritur mbrojtja e familjes Ukella, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi. Ajo ka paralajmëruar mundësinë e kontestimit të këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese. “Kontestimi i vendimit të Gjykatës Supreme ka rrugë tjetër ligjore, është Gjykata Kushtetuese. Në këtë rast unë vetëm e njoftova vëllain e Gjylejtës që është ndërruar vendimi dhe ka kaluar në 30 vjet.

Ata mbetën të shokuar. Ne e kuptuam vetëm përmes komunikatës së Gjykatës Supreme dhe ende si përfaqësuese e së ndjerës nuk e kam aktgjykimin në duar”, ka thënë avokatja Gashi-Bytyqi. Avokatja ka theksuar se ka mundësi që në ndryshim të vendimit ndaj Lajçit të ketë ndikuar pranimi i fajësisë nga ana e tij. “Edmond Lajçi e ka pranuar që nga fillimi fajësinë.

Instituti i pranimit të fajësisë e konsideron pakëz më favorite kur i pandehuri e pranon fajësinë për një vepër. Kur të marrë aktgjykimin do ta lexoj, por po prejudikoj që kjo ia ka ndihmuar atij të kalojë në 30 vjet nga burgimi i përjetshëm.

Rrethanë mjaft e rëndë është që të bëhet me përgatitje, ta dëshirojë si pasojë vdekjen në këtë rast të Gjyljetës, t’i lërë dy fëmijë pa nënë e edhe babë meqenëse ai është në burg. Nuk ka rrethanë më të rëndë”, është shprehur Gashi-Bytyqi. Gjykata Themelore e pati dënuar Lajçin me burgim të përjetshëm, vendim që ishte konfirmuar edhe nga Apeli.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 6 muaj më parë Prokuroria ndërton planin e vrasjes së Liridonës përmes disa video-incizimeve Në aktakuzë thuhet se i pandehuri ka pasur probleme të vazhdueshme me viktimën Gjyljeta Ukella, e ndaj saj më herët ka ushtruar edhe dhunë psikike.

Po ashtu theksohet se në ditën kritike i pandehuri i ka kërkuar vajzës së tij të shkojë në dyqan të blejë diçka, e më pas kur ka ngelur vetëm me bashkëshorten e ka qëlluar atë në dhomën e ndenjës.

Burimi: Koha