Davidi dhe Korabi gati për hitin e verës

0%

Do të quhet “Mala” projekti më i ri muzikor që po vjen nga dy artistët e njohur, David Dreshaj dhe Korab Shaqiri. Ky është bashkëpunimi i parë i dy djemve të muzikës dhe kënga, sipas tekstit, i dedikohet dashnisë, e që vërtet do të jetë dueti hit i kësaj vere të nxehtë. Kënga me klip pritet të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat, për t’u parë e dëgjuar kudo.

Ne mësojmë se producent muzikor i kësaj kënge është Twix Music – Indrit Dode. Melodia, beat-i dhe muzika janë punuar po nga Twix Music – Indrit Dode dhe Korab Shaqiri. Teksti është realizuar nga Twix Music – Indrit Dode, Korab Shaqiri dhe David Dreshaj, ndërsa recording është bërë nga Twix Music – Indrit Dode. Mix dhe master janë punuar nga Anxhelo Muhari dhe Alfred Sula.

Davidi Kënga ka edhe një videoklip të realizuar mjaft bukur nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), me pjesëmarrjen e modeles Ardiana Peku. Kureshtja, besoj, i ka kapluar të gjithë për këtë super bashkëpunim që po vjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot