Anglia ishte vetëm 5 minuta larg finales së Kupës së Botës, e cila do të ishte pas plot 60 vitesh mungesë. Por, Argjentina bëri përmbysjen e madhe, duke barazuar fillimisht shifrat në minutën e 85-të dhe më pas me golin vendimtar në 90+2′.
Pas kësaj humbjeje, njeriu më i kritikuar tek Anglia ishte padyshim trajneri Thomas Tuchel, i cili u konsiderua si fajtor, për shkak se u mbyll i gjithi në mbrojtje, pas golit të avantazhit. Megjithatë, ka dhe nga ata që nuk janë dakord me këtë kritika ndaj Tuchel.
Jurgen Klopp i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Anglisë, duke thenë se nuk është aq e lehtë të zgjedhësh të sulmosh ose të mbrohesh, pasi futbolli nuk funksionon kështu. “Njerëzit gjithmonë flasin pas ndeshjes sikur të qenit trajner është e lehtë. Sikur thjesht zgjedh të sulmosh ose të mbrohesh dhe kaq. Nuk funksionon kështu. Futbolli është shumë më kompleks.
I shoh si diçka absurde kritikat ndaj Tuchel për përpjekjen për të mbrojtur ndeshjen 1-0, por më lejoni t’ju them diçka: nëse ai nuk do ta bënte këtë, nëse ai do të vazhdonte të shtynte përpara dhe ata do të pranonin gola, të njëjtët njerëz do të thoshin: ‘Pse nuk e kontrolloi ndeshjen?
Pse nuk e mbrojti epërsinë?’ Në ndeshjet me eliminim, çfarëdo vendimi që merrni, dikush do t’ju kritikojë. Nuk po them se çdo vendim është perfekt, por duhet ta kuptoni logjikën pas tij. Menaxhimi i një ndeshjeje në atë fazë nuk është kurrë i thjeshtë”, tha Klopp.
