Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B., A.J., A.K. dhe V.D., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja”. Sipas aktakuzës, T.B. dhe A.J. dyshohen se më , nën kërcënimin e një mjeti të rrezikshëm, grabitën 1,040 euro nga një pikë e transferimit të parave në Pejë.
T.B. dhe A.K. akuzohen edhe për grabitjen e 620 eurove nga një barnatore më . T.B. akuzohet gjithashtu për vjedhje të rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar të hynte me forcë në një barnatore dhe më pas kishte vjedhur para dhe një telefon mobil nga një lokal tjetër, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Ndërkaq, V.D. dyshohet se ka ndihmuar autorët e grabitjes së 28 janarit duke u premtuar strehim pas kryerjes së veprës dhe duke i transportuar me automjet. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
