Trajneri i Shkëndijës Artim Pollozhani dhe futbollisti Arbin Zejnullai kanë ndarë pritshmëritë e tyre para ndeshjes së kthimit të raundit të parë eliminator të UEFA Conference League, duke kërkuar seriozitet maksimal dhe përqendrim të plotë për të vulosur kualifikimin.
Përballja e kthimit e raundit të parë eliminator në UEFA Conference League ndërmjet Shkëndijës dhe Europa FC luhet sot në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën . Ndeshja e parë në Gjibraltar përfundoi me fitoren e Shkëndijës me shifrat 5:0. Qasja ndaj ndeshjes…
Artim Pollozhani: “Patjetër që ne kemi një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, por kjo nuk do të thotë që ne bëjmë ndryshim në formacion ose nuk do të thotë që ne të mos e marrim me seriozitetin më të lartë ndeshjen.
Sepse është një arsye e thjeshtë, ne duam akoma të konsolidohemi në manovër, që do të thotë në të dyja fazat e lojës të funksionojmë si grup, sepse patjetër që koha ka qenë e shkurtër për të futur ato idetë tona, për shembull që ne na duhen për vazhdimësi.
Nuk besoj që mund të ketë ndonjë lloj neglizhence si nga ana e formacionit, apo neglizhencë në paraqitje të lojtarëve, pasi që dihet që këto ndeshje në Europë janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse nuk janë të lehta, pavarësisht rezultatit.
Nuk janë ndeshje të lehta, që do të thotë të gjithë, nga i pari dhe deri te i fundit, nuk na intereson rezultati, por na intereson manovra dhe paraqitja, që të ngrihemi në një nivel tjetër sepse kjo na duhet për vazhdimësi.” Atmosfera… Arbin Zejnullai: “Atmosfera në ekip është pozitive. Gjithashtu edhe serioziteti është në maksimum, kështu që jemi të gatshëm për ndeshjen e sotme”.
Thirrja për mbështetje nga tifozët… Artim Pollozhani: “Patjetër që thirrja është ajo e zakonshmja edhe më e rëndësishmja, që të jenë sa më shumë në numër sot në stadium, duke e ndjekur ekipin e tyre të zemrës edhe duke na mbështetur..” Tifozeria…
Arbin Zejnullai: “Gjithashtu edhe unë i ftoj që të jenë ë në stadium që të na ndjekin, pasi që, siç e kam thënë edhe disa herë të tjera, përkrahja e tyre ndikon shumë te ne, ka rëndësi shumë te ne, dhe i ftoj që të jenë sa më shumë në numër.” Rivali i radhës… Artim Pollozhani: “Ne nuk mendojmë për pasë.
Domethënë, i gjithë fokusi i të gjithë ekipit, i stafit teknik, është te ajo qe na pret ë. Duhet të kemi parasysh se futbolli është i paparashikueshëm. Duke hequr pjesën e rezultatit, sigurisht që nëse nuk futesh 100% në ndeshje, e sidomos në këto ndeshje të Kupave të Europës ku njohja ndërmjet ekipeve nuk është në nivelin e duhur. Mendoj që të gjithë duhet të fokusohemi te ndeshja.
Dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e Shkëndijës, ë në orën ”. Për përforcimet eventuale… Artim Pollozhani: “Sigurisht që për stafin teknik apo për trajnerin, gjithmonë janë të mirëseardhura cilësitë shtesë në ekip. Por duhet të jemi të kujdesshëm sepse normalisht ndonjëherë një cilësi e shtuar mund të ketë edhe problematika brenda.
Por, si staf teknik, patjetër që çdo cilësi e ardhur në klub, normalisht në koordinim me drejtuesit e klubit, është e mirëseardhur.”.
