Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B , A.J , A.K dhe V.D për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja”.

Sipas aktakuzës, T.B dhe A.J duke vepruar si bashkëkryerës, më në qytetin e Pejës, dyshohen se me përdorimin e një mjeti të rrezikshëm dhe nën kanosje serioze ndaj punonjëses së një pike të transferimit të parave, kanë përvetësuar shumën prej 1,040 euro, duke kryer veprën penale “Grabitja”.

Po ashtu, aktakuza ngarkon T.B dhe A.K se më , po në Pejë, duke vepruar si bashkëkryerës dhe nën përdorimin e një mjeti të rrezikshëm, kanë grabitur shumën prej 620 euro nga një barnatore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, i pandehuri T.B akuzohet edhe për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, pasi më dyshohet se fillimisht kishte tentuar të depërtojë me forcë në një barnatore, ndërsa më pas kishte depërtuar në një lokal tjetër, nga ku kishte marrë para dhe një telefon mobil, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas aktakuzës, e pandehura V.D dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të grabitjes së 28 janarit 2026, duke u premtuar të pandehurve se do t’i fshehte pas kryerjes së veprës penale dhe më pas duke i transportuar me automjet në lokacione të ndryshme, deri në momentin kur ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Edhe Kronikë 5 muaj më parë Murseli: Betohem në fëmijët e mi që nuk kam qenë as në veturë kur është vrarë Liridona Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Burimi: Koha