A u arrit marrëveshja LVV-LDK? Flet Manxhuka

0%

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas raportimeve të djeshme që është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, për bashkëqeverisje. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka deklaruarse LVV-ja po bën përpjekje maksimale që të zgjidhet çështja e presidentit dhe të mos ketë sërish zgjedhje. “Ne përpiqemi maksimalisht.

Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri” ka thënë Manxhuka. Gjatë ditës së djeshme, u raportua se marrëveshja LVV-LDK parasheh që LDK-së t’i jipen tri ministri dhe pozita e kryeparlamentarit, teksa LVV-ja të ketë përparësinë e emrit të presidentit.

Raportimet u bënë në mesin e tensioneve të brendshme të LDK-së dhe pak ditë pas takimit Kurti-Abdixhiku. Të premten që shkoi, si kryetari i LVV-së, ashtu edhe ai i LDK-së, deklaruan pas takimit se u dakorduan që të ketë takime të radhës, por pa përmendur që kanë arritur marrëveshje lidhur me ndarjen e pushteteve dhe hyrjen në koalicion pas-zgjedhor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot