Për finalen e madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës përgatituni për çmime stratosferike të biletave. Mediat saktësojnë se një biletë e finales ka prekur shifrën rekord të 66 mijë eurove. Dhe ky është vetëm një çmim për të prerë biletën, pa llogaritur koston e udhëtimit deri në stadiumin “MetLife”.
Treni nga Manhattan normalisht kushton 12 dollarë, por tani ka prekur çmimin 90 dollarë. Taksitë ose kompanitë private po ndjekin trendin e përgjithshëm dhe po i fryjnë çmimet. Dhe ushqimi, sigurisht: të hash në stadiume gjatë Kupës së Botës (nëse bileta nuk përfshin një paketë ushqimi) është një barrë e vërtetë.
Çmimet janë gjithashtu të luhatshme, pasi për këtë Kupë Bote, biletat janë si aksionet në një kompani të madhe: ato rriten dhe ulen sipas kërkesës së tregut, ofertës dhe kërkesës. Ethet e fundit janë në kulmin e tyre, dhe po, këto janë çmime të “biletave të dyta”, të disponueshme falas në internet, por biletat e fundit të nxjerra në shitje nga FIFA, kishin çmimin 6,471 euro secila.
