Shkëndija e Tetovës sonte nga ora në Shkup zhvillon ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League ndaj Europa FC nga Gjibraltari. Pas fitores bindëse 5:0 në takimin e parë, kuqezinjtë janë me një këmbë në raundin e dytë, megjithëse trajneri do të ketë disa mungesa. Portieri Baboucarr Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi janë jashtë për shkak të lëndimeve.
Sebastian Spahiu dhe Drilon Islami mbeten në dyshim dhe vendimi për aktivizimin e tyre do të merret vetëm para fillimit të ndeshjes.
