Ekstradohen dy persona mes Kosovës dhe Gjermanisë, Policia jep detaje

0%

Dy persona janë ekstraduar më 15 dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Gjermanisë.

Policia e Kosovës njoftoi se Drejtoria për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi palestinez nga Kosova për në Gjermani dhe të një shtetasi të Kosovës nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas Policisë, më 15 korrik është ekstraduar nga Kosova në Gjermani një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me letër-rreshtim ndërkombëtar, nën dyshimin se ishte i përfshirë në një grup kriminal që merrej me veprën penale “Kontrabandë me emigrant”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, më 16 korrik është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një shtetas kosovar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë. Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari iu është dorëzuar njësive kompetente të Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dy ekstradimet janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe institucionet e drejtësisë së të dy vendeve.

Burimi: Kallxo