Ekskluzive | Theu byzylykun elektronik që ia kishte vendosur Gjykata,

0%

Një 37-vjeçar nga Gjakova ka përfunduar në ndalim policor, pasi dyshohet se ka dëmtuar me qëllim byzylykun elektronik që mbante me vendim të Gjykatës Themelore, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Murat Lleshin, 37-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ndaj tij ishte caktuar masa e mbikëqyrjes elektronike, ndërsa që nga dhjetori i vitit 2025 ai mbante byzylykun elektronik, në zbatim të një vendimi të Gjykatës Themelore. Megjithatë, mbrëmjen e 15 korrikut, në rrugën “Avni Lama” në Gjakovë, ai dyshohet se me forcë dhe qëllimisht ka dëmtuar pajisjen elektronike të mbikëqyrjes, duke e bërë atë jashtë funksionit.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa Murat Lleshi është ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com