Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të shtunën, më . Sipas njoftimit, çmimi i naftës nuk mund të jetë më i lartë se 1.56 euro për litër, ndërsa i benzinës 1.40 euro për litër. Çmimet e gasit janë 0.60 euro për litër. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora e datës .
Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në [email protected] ose në numrin e telefonit 0800 11000. Krahasuar me të mërkurën, më , çmimi i naftës ka qenë 1.54 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinës dhe i gazit ka qenë njëjtë si sot ().
Opozita në Kuvend, në legjislaturën e cila doli nga zgjedhjet e dhe përfundoi më , kishte kërkuar nga Qeveria të heqë akcizën ose TVSH-në në derivate, duke thënë se kjo do të ulte çmimin në treg. Por, ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit më tha se heqja e akcizës ose TVSH-së do të ndikonte vetëm tek operatorët, por jo edhe te qytetarët.
LDK me përkrahje të PDK-së dhe AAK-së kishte paraqitur propozim-rezolutën lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit. Një gjë e tillë nuk u përkrah nga LVV-ja dhe si rrjedhojë rezoluta nuk arriti të votohet më pasi nuk pati kuorum.
Në muajin mars, MINTI-i ka marrë vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë.
