Shpërndaje në: Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një qendër për kujdesin e personave në nevojë në Algjer, kryeqytetin e Algjerisë. Departamenti i mbrojtjes civile të vendit ka njoftuar se 19 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar nga zjarri, të cilin zjarrfikësit po përpiqeshin ta shuanin në orën me orën lokale të së enjtes.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi moshën e viktimave apo të të lënduarve. Gjatë zjarrit, pesë persona me nevoja të veçanta janë marrë nën kujdes dhe janë dërguar në një vend të sigurt, thuhet në deklaratën e departamentit të mbrojtjes civile.
