Ekskluzive | Plagosja në Fushë Kosovë, dyshohet se nipi e qëlloi

0%

Një konflikt për çështje pronësore brenda një familjeje ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit në Fushë Kosovë, ku një 61-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa i dyshuari është në arrati, raporton Sinjali. Sinjali raportoi ekskluzivisht se i dyshuari është Fidan Gjyrevci 45 vjeç, ndërsa viktimë mixha i tij, Ibush Gjyrevci rreth 61 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut, rreth orës , në rrugën “ Prizreni ”, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës. Dyshohet se pas një debati verbal për një kontest pronësor, Fidan Gjyrevci ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të mixhës së tij, duke e plagosur në këmbën e djathtë.

Viktima është transportuar nga familjarët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët kanë konstatuar se kishte një plagë me hyrje dhe dalje të plumbit. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas të shtënave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një Volkswagen Passat me ngjyrë të zezë. Më vonë, Policia e ka gjetur veturën të braktisur në oborrin e vëllait të tij, por i dyshuari nuk është lokalizuar dhe vazhdon të jetë në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë sekuestruar një gëzhojë të armës së zjarrit si provë materiale.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që qëlloi me armë axhën e tij në Miradi të Epërme Me urdhër të Prokurores së Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” , ndërsa njësitet e hetimeve janë në kërkim të të dyshuarit dhe po vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com