Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e madhe mes Anglisë dhe Argjentinës, sfidë kjo që vlen për një vend në finalen e Kupës së Botës 2026. Anglia e Tomas Tuchel zbret në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, me kapitenin Harry Kane që udhëheq sulmin. Në mesfushë pritet një betejë e madhe, ku Rice dhe Anderson do të kenë përballë yjet argjentinas.
Në anën tjetër, kampionia e botës Argjentina kërkon të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit, me Lionel Messin që mbetet lider i skuadrës në një nga ndeshjet më të mëdha të turneut.
Time to write the next chapter… ✍️ #FIFAWorldCup pic.twitter.com/dPMZgDeA5e — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 15, 2026 Lionel Scaloi ka zgjedhur një formacion me shumë eksperiencë, ku përveç Messit, në sulm është edhe Julián Álvarez, ndërsa mesfusha udhëhiqet nga Enzo Fernández, Alexis Mac Allister dhe Leandro Paredes.
Përballja Angli–Argjentinë sjell një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit, me shumë emocione, histori dhe një biletë për në katër skuadrat më të mira të botës në lojë. Anglia: Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Anderson, Rice; Rogers, Bellingham, Gordon; Harry Kane.
Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Lisandro Martínez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo; Messi, Julián Álvarez.
