Shpërndaje në: Anglia dhe Argjentina kërkojnë vend në finale të Kupës së Botës. Rivaliteti ka nisur prej luftës për Ishujt Falkland, ndërsa vazhdoi me “Dorën e Zotit” të Diego Maradonas. Lionel Messi asnjëherë nuk ka luajtur ndaj Anglisë, ndërsa Jude Bellingham e pret ndeshjen me vetëbesim.
Kështu, ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë e zjarrtë, me shumë yje te të dyja përfaqësueset. Argjentina është tri herë fituese e Kupës së Botës dhe e synon trofeun e katërt, të dytin rresht me Messin. Anglia është një herë fituese e Botërorit, në vitin e largët 1966.
