Ekskluzive | Trafoja bëhet shënjestër e hajdutëve në Prizren, dëmi

0%

Një trafo elektrike në fshatin Shkozë të Prizrenit është bërë cak i hajdutëve, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm që, sipas vlerësimeve fillestare, tejkalon 50 mijë euro, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar mëngjesin e 15 korrikut, rreth orës , pasi është konstatuar se trafoja ishte dëmtuar.

Sipas informatave që posedon Sinjali, trafoja është pronë e kompanisë “Renelual Tahiri”. Edhe pse kishte qenë funksionale, ajo nuk ishte në përdorim gjatë periudhës së fundit. Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit kujdestarë dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë mbledhur prova materiale.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i KEDS-it, i cili, sipas vlerësimit fillestar, ka konstatuar se dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 50 mijë eurove. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe “Dëmtim prone”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com