Sipas një raportimi ekskluziv të gazetarit francez Santi Aouna, Michael Olise dëshiron t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. Sipas Aounas, reprezentuesi francez beson se klubi madrilen është destinacioni ideal për të vazhduar zhvillimin e karrierës së tij dhe për të bërë hapin e radhës në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Raporti shton se Real Madridi është i gatshëm të realizojë një transferim rekord për të siguruar shërbimet e sulmuesit, duke dëshmuar se ai konsiderohet një nga objektivat kryesorë të klubit. Megjithatë, situata mbetet e hapur.
Qëndrimi zyrtar i Bayern Munichut vazhdon të jetë se Olise nuk është në shitje, por sipas të njëjtit burim, realiteti është më kompleks. 🚨EXCL: ⚪️🇫🇷 #Liga | ✍️ Michael Olise veut rejoindre le Real Madrid CET ÉTÉ. 🏆 L’international français estime que c’est le club parfait pour continuer sa progression. 💰 Le Real Madrid souhaite réaliser un transfert record. ❗️Posture officielle du Bayern : Olise est… pic.twitter.com/kvy4PvBZu9 — Santi Aouna (@Santi_J_FM) July 15, 2026 Klubi bavarez dëshiron t’ia zgjasë kontratën francezit, ndërsa paralelisht ka zhvilluar kontakte me futbollistë që mund të shërbejnë si zëvendësues të tij në rast të një largimi.
Santi Aouna shton se Michael Olise pritet të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Bayern Munichut pas përfundimit të Kupës së Botës, takim që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij. Nëse raportimet konfirmohen, vera mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme në futbollin evropian, me Real Madridin që synon të afrojë një nga talentet më të spikatur të futbollit botëror./ Telegrafi
