Zjarri i madh në Kanada rrethon trenin, drejtuesi filmon kalimin mes

0%

Një video dramatike e regjistruar nga kabina e një lokomotive tregon momentin kur një tren kalon përmes një zjarri të madh pyjor në Kanada, ndërsa flakët kanë përfshirë të dyja anët e hekurudhës. Pamjet, të filmuara nga drejtuesi i trenit, tregojnë se si lokomotiva vazhdon lëvizjen mes tymit të dendur dhe mureve të zjarrit, ndërsa dukshmëria është shumë e kufizuar.

Flakët arrijnë deri pranë shinave, duke krijuar një skenë dramatike, raporton gazeta britanike thetelegraph . Sipas raportimeve, ekuipazhi nuk u lëndua dhe treni arriti të kalojë në mënyrë të sigurt zonën e përfshirë nga zjarri. Autoritetet vazhdojnë të luftojnë dhjetëra vatra zjarri në disa rajone të Kanadasë, ku temperaturat e larta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke ilustruar rrezikun me të cilin përballen ekuipazhet hekurudhore gjatë sezonit të zjarreve pyjore në Kanada.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi