Distrikti shkollor në Florida ndryshon politikën pasi një nxënës

0%

Një distrikt shkollor në Florida po ndryshon mënyrën se si llogarit mesataren e notave, pasi një nxënës diplomohet me një mesatare rekord prej 11.99.

Vaibhav Bhaskar, i cili u diplomua si fitues i shkollës së mesme Steinbrenner në Lutz, e përfundoi shkollën me një mesatare notash të prej 11.99, duke thyer rekordin shtetëror prej 11.84 të vendosur nga i diplomuari i shkollës së mesme Gaither, Dylan Mazard, në vitin 2022.

Bhaskar arriti një mesatare kaq të lartë notash për shkak të politikës së Qarkut Hillsborough për dhënien e bonuseve përtej rezultatit standard prej 4.0 të drejtpërdrejtë A për kurset e Avancuara dhe Regjistrimi Duel, transmeton Telegrafi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nxënësi ndoqi 20 kurse AP gjatë kohës së tij në shkollën e mesme dhe përfundoi 24 kurse kolegji me Regjistrim Dual nëpërmjet programit online të Universitetit të Floridës — të mjaftueshme për t’i fituar një diplomë të asociuar.

“Sapo krijova atë mendësi se, ‘në rregull, do të jem në krye’, thjesht shfrytëzova çdo mundësi që munda”, tha Bhaskar, i cili do të ndjekë Universitetin Duke në vjeshtë. “Ndoqa të gjitha lëndët më të vështira. Në një farë mënyre e shterova të gjithë kurrikulën e shkollës sime dhe pashë se çfarë mund të bëja përtej kësaj”, shtoi ai.

Bordi shkollor i Qarkut Hillsborough votoi së fundmi për të ndryshuar politikën e tij dhe për të vendosur një kufi në GPA që do të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm i diplomimit, duke siguruar që rekordi i Bhaskar nuk do të përsëritet ose tejkalohet kurrë në distrikt.

Burimi: Telegrafi