Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin e rëndë të ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se plagosi me armë zjarri një 46-vjeçar. Kurse sot, Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit. Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit ndaj Butrint Krasniqit do të llogaritet nga data e arrestimit, , dhe do të zgjasë deri më .
I dyshuari u arrestua pas incidentit ku dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Suad Kelmendin, 46-vjeç. Ai dyshohet për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas dyshimeve fillestare të hetuesisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime. Pas kërkimeve të Policisë së Kosovës dhe bastisjes së shtëpisë së tij, ku janë gjetur municione të ndryshme, i dyshuari është vetëdorëzuar në organet e rendit.
Vendimi për paraburgim është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa gjykata ka vlerësuar se masa është e nevojshme për të shmangur rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjes së veprës penale.
Të shtëna me armë në Pejë, i dyshuari në arrati pasi dyshohet se plagosi një person Ekskluzive | Plagosja me armë në Pejë, ky është 46-vjeçari që u qëllua në “Milet Bahçe”- i dyshuari në arrati Ekskluzive | Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari, Sinjali zbulon identitetin Ekskluzive | Plagosja me pesë plumba në Pejë: Sekuestrohen dy armë, katër karikatorë dhe mbi 120 fishekë – dalin detaje të reja Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
