Barcelona do të bëjë një ofertë të re pas Kupës së Botës

0%

Julian Alvarez ka rënë prej kohësh dakord për kushtet personale me Barcelonën. S ulmuesi argjentinas pret tani që të arrihet marrëveshja ems dy klubeve dhe ai të finalizojë transferimin te Barcelona. Barcelona tashmë ka paraqitur një ofertë me vlerë rreth 100 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta rrisë këtë shifër, por po pret vendimin e Atletico Madridit.

Klubi madrilen beson se oferta përfaqëson një vlerë të drejtë tregu për sulmuesin argjentinas. Mundo Deportivo zbulon se Barcelona do të bëjë një tjetër ofertë zyrtare në drejtim të Atletico-s pas përfundimit të Botërorit, me një çmim të kufizuar prej 100 milionë eurosh, por me disa përshtatje në krahasim me ofertën aktuale.

Barcelona është e hapur të negociojë me Atletico-n për përfshirjen e bonuseve të bazuara në trofetë e mundshëm që do të fitojë sulmuesi si dhe kontributet e tij në fushë. Po ashtu, klubi katalanas është i gatshëm për të përfshirë një nga lojtarët e saj nëse ndihmon në lehtësimin e arritjes së marrëveshjes me Atleticon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot