Lionel Messi ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare me Inter Miamin, duke realizuar katër gola dhe një asistim në fitoren 7-1 ndaj Montrealit në MLS. Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 20-të përmes Casemiros, ndërsa Montreali barazoi shtatë minuta më vonë me Herbersin. Messi riktheu avantazhin në minutën e 40-të, pas një goditjeje të lirë që u devijua nga mbrojtja kundërshtare.
Argjentinasi shënoi sërish në minutën e 52-të, pasi depërtoi në zonë dhe kaloi mbrojtësit kundërshtarë. Në minutën e 80-të, ai asistoi për Luis Suarezin, i cili realizoi golin e katërt. Vetëm tri minuta më vonë, Messi kompletoi het-trikun, ndërsa golin e katërt personal e realizoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, duke vulosur rezultatin 7-1.
Golin tjetër për Inter Miamin e shënoi Alexander Shaw. Kjo ishte hera e shtatë në karrierën e Messit që ai realizon katër gola në një ndeshje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
