Khamenei u bën thirrje vendeve të Gjirit të bashkohen kundër SHBA-së

0%

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik që ta forcojnë bashkëpunimin dhe të identifikojnë atë që ai e cilësoi si “armikun e vërtetë”, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në mesazhin e publikuar me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, Khamenei theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe fetar ndërmjet vendeve myslimane. “Uniteti mysliman përballë ateizmit global është një strategji kuranore dhe një mësim themelor i Islamit autentik të Profetit Muhamed”, deklaroi ai.

Khamenei kërkoi nga qeveritë e rajonit që ta zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e sigurisë, ekonomisë, shkencës dhe zhvillimit. Ai i paralajmëroi ato edhe për planet dhe synimet që, sipas tij, kanë Washingtoni dhe Tel Avivi në rajon. Thirrja vjen në një periudhë kur Irani po përballet me pasojat e konfliktit, sanksionet amerikane dhe presionin ekonomik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Teherani po forcon gjithashtu strukturat e sigurisë, duke emëruar figura të Gardës Revolucionare në poste të rëndësishme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com