Futbollisti Enis Sefa mbetet besnik i klubit Dinamo e Ferizajt, klub që synon hyrjen në Superligën e Kosovës. Sefa është prej futbollistëve më të mirë të Ligës së Parë të Kosovës. Synimi i tij është të jap maksimumin për dinamovitët. “Enis Sefa do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.
Enis Sefa ka vazhduar bashkëpunimin me FC Dinamo Ferizaj, duke mbetur pjesë e projektit të klubit edhe për sezonin e ri. Vazhdimësia e Enis Sefës është një tjetër dëshmi e besimit të ndërsjellë mes klubit dhe lojtarit.
Me cilësinë, përkushtimin dhe kontributin e tij, ai pritet të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e Dinamos.
