Shpërndaje në: 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, në dy piceri. Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë Komunë, Kimete Kuka, ka thënë se janë marrë mostra nga Instituti i Shëndetësisë Publike bashkë me Inspektoratin Shëndetësor dhe se po presin për rezultate.
Sipas Kukës, rastet e para të paraqitura me simptoma të helmimit janë paraqitur të hënën në orën , deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Tre prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. Aktualisht në Qendër të Mjekësisë Familjare atje po trajtohen mbi 90 persona me simptoma të ngjashme por sipas Kukës këtu bëjnë pjesë edhe rastet me virozë.
“Nga ora e datës , kanë filluar të paraqiten rastet e para të dyshuara nga helmimi. Më së shumti raste kanë filluar të paraqiten nga ora dhe kanë vazhduar deri në orën të mëngjesit të datës . Trajtim aktualisht po marrin 65 persona.
Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim sepse në total janë mbi 90 persona me simptoma sikur të helmimit por që janë me virozë”, ka thënë Kuka për KOHËN. Ndërkohë sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për këto dy ditë janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.
Edhe Arbëri 5 muaj më parë 65 komisionerë nga Vitia po intervistohen nën dyshime për keqpërdorim të votave Këto informacione, Veseli thotë se janë pranuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. “Sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data deri më , janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.
Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Veseli.
