Angli – Argjentinë, spektakli i garantuar

0%

Shpërndaje në: Kampionia në fuqi, Argjentina, do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës, të mërkurën nga ora në Atlanta.

Nga goli kontrovers “Dora e Zotit” nga Diego Maradona në vitin 1986 deri te ndëshkimi me karton të kuq i David Beckhamit për goditjen me shkelm ndaj Diego Simeones në vitin 1998, ndeshjet Angli – Argjentinë në Kupën e Botës nuk kanë qenë kurrë pa dramë. Të mërkurën, Anglia dhe Argjentina do të takohen sërish në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vjetësh.

Do të hapet një kapitull i ri në historinë e tyre të pasur. Do të jetë hera e parë që superylli i Argjentinës, Lionel Messi, do të përballet me Anglinë, që ka në përbërje dy yjet, Harry Kane dhe Jude Bellingham.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botërori 2026 1 d. më parë Masa shtesë të sigurisë për ndeshjen Angli – Argjentinë Nga 14 ndeshjet në përgjithësi, Anglia dhe Argjentina janë përballur pesë herë në Kupën e Botës. Anglezët kanë fituar tre ndeshje, kurse Argjentina dy. Përballja e fundit e tyre në këtë skenë ishte në Botërorin e vitit 2002.

Anglia e fitoi ndeshjen në grup 1:0, me gol të David Beckhamit nga penalltia në pjesën e parë. Argjentina e ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa Anglia vetëm një herë, në vitin e largët 1966. Messi është padyshim lojtari më i mirë i Argjentinës në këtë Kupë Bote. 39-vjeçari e ka udhëhequr Argjentinën drejt gjysmëfinales me tetë gola.

Sulmuesi Kane dhe mesfushori Bellingham kanë shënuar nga gjashtë gola tek Anglia. Edhe Botërori 2026 21 o. më parë Elfath, arbitri i gjysmëfinales Angli – Argjentinë Forca e Argjentinës qëndron te Messi, i cili mund të krijojë një moment magjik kur më së paku e pret. Ai është duke u paraqitur për herë të gjashtë në Kupën e Botës dhe ka dëshmuar se ende është arma më e fortë e Argjentinës.

Argjentina e kaloi lehtë fazën e grupeve, ndërsa avancimin nga 1/16 e finales e arriti pas fitores në vazhdime ndaj Kepit të Gjelbër. Argjentina me mund të madh e kaloi edhe Egjiptin. Ishte duke humbur 2:0, por në fund fitoi 3:2 për të siguruar kalimin në çerekfinale. Argjentina luajti sërish 120 minuta kundër Zvicrës në çerekfinale.

Argjentinasit fituan 3:1 ndaj helvetikëve pas vazhdimeve. Edhe Botërori 2026 3 o. më parë Rivaliteti, lufta dhe Maradona – pse ndeshja Angli – Argjentinë shkon përtej futbollit? Anglia ka shfaqur shenja dobësie në disa raste në mbrojtje.

Fitoret me rezultat të ngushtë ndaj Norvegjisë në çerekfinale dhe kundër Meksikës në një të tetën e finales kanë bërë që përzgjedhësi Thomas Tuchel të kritikonte paraqitjen e mbrojtësve “të pakujdesshëm”, “jo mjaftueshëm të shpejtë” dhe me plot “gabime teknike”.

Burimi: Koha