Antoneli rikthehet si lider në Spa

0%

Një vit më parë Kimi Antoneli u largua nga Belgjika me lot në sy. Ishte një moment i vështirë për talentin italian, i cili po përballej me presionin e madh të sezonit të tij të parë në Formula 1. Pas katër tërheqjeve radhazi në Imola, Barcelonë, Spielberg dhe Silverstone, Antoneli e pranoi hapur vështirësinë e situatës.“Kam humbur besimin. E kam të vështirë të nxjerr maksimumin nga makina.

Duhet të gjej dritën në fund të tunelit”, tha atëherë piloti i Mercedesit. Por ajo periudhë u kthye në një mësim të rëndësishëm. Një vit më vonë, Antoneli rikthehet në Spa në një pozicion krejt tjetër: si lider i kampionatit me 179 pikë dhe si një nga emrat më të rëndësishëm të sezonit.

Kimi ka mësuar se Formula 1 nuk është vetëm shpejtësi, por edhe menaxhim i presionit dhe i momenteve të vështira. “Formula 1 është një valë, herë ngjitesh dhe herë zbret”, duket se është filozofia që ka përvetësuar gjatë rrugëtimit të tij. Historia e tij ngjan me atë të shumë kampionëve të mëdhenj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Roxher Federer, Novak Xhokovic, Rafael Nadal dhe yje të tjerë të sportit kanë kaluar momente dobësie dhe kanë derdhur lot pas humbjeve të dhimbshme. Sepse edhe kampionët më të mëdhenj duhet të mësojnë nga dështimet. Një rol të rëndësishëm në rritjen e Antonelit ka pasur Mercedesi dhe drejtuesi i ekipit, Toto Volf. Ai ka qenë gjithmonë i sinqertë me pilotin e ri.

“Kur flasim me Kimin, jemi brutalisht të sinqertë, si kur gjërat shkojnë mirë, ashtu edhe kur shkojnë keq. Duhet të kujtojmë se ai është vetëm 19 vjeç”, ka thënë Volf. Sipas tij, Antoneli është ende në procesin e rritjes: “Ai është hedhur menjëherë në këtë botë dhe në disa gara është pushtuar nga përvoja, presioni dhe vëmendja mediatike”.

Nga një djalë që qante pas një fundjave të vështirë në Spa, Antoneli është kthyer në një pilot që lufton për majën. Rruga e tij tregon se talenti nuk mjafton dhe se duhen durim, punë dhe aftësi për t’u ngritur pas çdo pengese.

Burimi: Bota Sot