Më 7 gusht skadon afati brenda të cilit duhet konstituar legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 13 qershorit të sivjetmë. Dhe menjëherë pas konstituimit të Kuvendit fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ndonëse ka kohë disa javë për konsitutimin e Kuvendt dhe disa muaj për zgjedhjen e presidentit, kjo nuk nënkupton që partitë politike duhet të presin deri në çastet e fundit për t’i dhënë vendit institucione funksionale. Kështu mendon hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku.
Në një bisedë me Kallxo.com, ai ka thënë se nuk ka arsye që të zvarritet procesi i konstituimit të Kuvendit, prandaj sipas tij, edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu do të duhej që sa më parë të caktojë datën e seancës konstituive.
Duke thënë se është e kuptueshme që partitë politike mund të jenë duke diskutuar dhe duke pritur për një marrëveshje të përbashkët për Kuvendin, Qeverinë e Presidencën, në rastin aktual vendin e presin reforma, marrëveshje ndërkombëtare për t’u miratuar, procese të rekrutimit të pozitave të larta shtetërore dhe padyshim që Kuvendi të jetë mbikëqyrës i Qeverisë.
Është më se e nevojshme që sa më shpejt të caktohet dhe të mbahet seanca e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, në atë mënyrë që menjëherë të fillojë edhe procedura e zgjedhjes së Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.” “Afatet janë të qarta.
Në ditën kur veçse konstituohet Parlamenti i Kosovës, rrjedh edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, por unë besoj që këto subjekte politike parlamentare e kanë të qartë dhe tashmë e dinë edhe nevojën, por edhe domosdoshmërinë që të arrihet një konsensus politik që të paktën procedura e zgjedhjes së presidentit mos të dështojë dhe vendi mos të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.”- ka thënë Bugaqku.
Në parametra normalë të funksionimit demokratik të institucioneve dhe një sjelljeje të përgjegjshme të elitës politike në vend, ai konsideron se nuk do të kishte nevojë të pritej 90 ditë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Këtë, Bugaqku e ka arsyetuar me nevojën që të mos humbet koha por edhe interesi i vendit dhe qytetarëve do të duhej të vendosej mbi interesin personal të liderëve të partive politike.
“Për mendimin tim, periudha më e duhur ose koha më e përshtatshme, e cila do të ishte kështu një periudhë normale e themelimit dhe e funksionimit të të gjitha institucioneve, është brenda këtij 30-ditëshi kur pritet të konstituohet Parlamenti i Kosovës dhe brenda kësaj periudhe të gjitha institucionet.
Unë besoj që do të duhej të ishin funksionale, si Qeveria ashtu edhe zgjedhja e presidentit”- ka thënë ai. KDI në një më ka kërkuar nga që, pas përfundimit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare, të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Ky institut ka thënë se përvoja tregon se vonesat e panevojshme në procesin e konstituimit të institucioneve kanë sjellë bllokada. “Edhe pse afati kushtetues ende nuk ka përfunduar Presidentja në detyrë, ka përgjegjësi institucionale që të shmangë çdo vonesë të panevojshme dhe të sigurojë që procesi i konstituimit të Kuvendit të fillojë në kohë dhe në përputhje me interesin publik.
Veçanërisht pas një periudhe të zgjatur të funksionimit me institucione në detyrë, Kosova ka nevojë për institucione me mandat të plotë, të afta për të ushtruar përgjegjësitë tyre kushtetuese dhe për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.”- thuhet mes tjerash në kërkesën e KDI-së.
Takimet për gjetjen e një zgjidhjeje Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të 7 qershorit, Albin Kurti ka ftuar në takime veç e veç Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën, si parti shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Derisa dy të parat pranuan të takohen me Kurtin, Aleanca ka refuzuar ftesën e tij.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.
Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.
Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.
“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.
Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.
Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Ngjashëm optimist u tregua edhe Abdixhku pasi doli nga takimi. Ai para mediave tha se në takimin e parë u fol për parime dhe ide programore.
“Po punojmë për dakordimin e parimeve, por ishte hap i mbarë për të hapur kapitujt e tjerë. I kemi 30 ditë kohë për seancën konstituive e më pas edhe 60 ditë për presidentin. E mira është që po flasim para këtyrë afateve”- deklaroi Abdixhiku pas takimit.
Dështimi i zgjedhjes së presidentit në prill dhe zgjedhjet e qershorit Vendi shkoi në zgjedhjet e 7 qershorit pasi që deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit kushtetues.
Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje. Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Partitë politike shqiptare nuk kishin një marrëveshje për të zgjedhur presidentin e ri derisa LVV-ja kandidoi Rushitin dhe Hoxhën si kandidate për presidente jo partiake. Në zgjedhjet e qershorit, LVV doli fituese dhe mori 53 ulëse në Kuvend, PDK 22 ulëse, LDK 18 dhe Aleanca 7 derisa 20 deputetë të tjerë u takojnë komuniteteve joshumicë.
Për votimin e presidentit të vendit duhen së paku 80 vota në kuti në raundin e parë dhe të dytë, kurse në të tretin mjaftojnë vetëm 61 vota nga 120 të mundëshme. Po ashtu, për t’u zgjedhur president në raundin e parë dhe të dytë duhet që njëri kandidat t’i ketë 80 vota e në të tretin mjaftojnë 61.
Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.
