Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, IHMK, ka parashikuar mot me diell dhe vranësia gjatë ditëve në vijim, përkatësisht nga periudha deri më . Të hënën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në zona malore.
Temperaturat minimale do jenë nga 12 deri 17°C, derisa ato maksimalet: 29–34°C IHMK njofton se të martën, po ashtu moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. “Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu”.
Temperatura minimale do jetë 11–17°C, kurse ajo maksimale: 28–33°C E mërkura, , do të jetë me diell dhe vranësira të pakta: “Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thekson IHMK.
Temperatura minimale do jetë 13–17°C, kurse ajo maksimale: 28–32°C Të enjten, , moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do jetë 11–15°C, kurse ajo maksimale: 27–31°C Të premten, , moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. “Temperatura minimale: 10–14°C, kurse ajo maksimale: 27–32°C”.
IHMK më tej potencon se gjatë periudhës 31 gusht – , kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. “Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje”.
