​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

0%

Barcelona vazhdon ta ketë Julian Alvarezin objektivin kryesor për repartin ofensiv, por vështirësitë në negociatat me Atletico Madridin kanë bërë që drejtuesit katalanas të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Atletico kërkon rreth 120 milionë euro dhe përfshirjen e një lojtari në marrëveshje, kushte që Barcelona nuk është e gatshme t’i pranojë.

Për këtë arsye, klubi ka nisur të vlerësojë emra të tjerë për sulmin. Në krye të listës së alternativave është Victor Osimhen, ndërsa po monitorohen edhe Lautaro Martinez, Serhou Guirassy, Joao Pedro dhe Harry Kane. Ndërkohë, Dusan Vlahovic nuk konsiderohet aktualisht një nga opsionet prioritare. Megjithatë, Barcelona nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe Alvarez mbetet zgjedhja e parë.

Alternativat po shqyrtohen vetëm si pjesë e planit rezervë, në rast se marrëveshja me Atletico Madridin nuk realizohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot