Në total, OKB-ja ka regjistruar 16.431 vdekje të verifikuara të civilëve në Ukrainë që nga pushtimi rus në shkurt 2022, ku 803 prej tyre janë fëmijë, ka raportuar të mërkurën () Euronews .
Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara të martën, ndërsa Rusia ka përshkallëzuar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Në mungesë të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, Rusia ka intensifikuar muajve të fundit bombardimet mbi zonat urbane me popullsi të dendur, sidomos kryeqytetin Kiev. “Të paktën 293 civilë u vranë dhe 1.990 u plagosën në Ukrainë në qershor 2026”, ka bërë të ditur misioni i monitorimit të të drejtave të njeriut i OKB-së në Ukrainë.
Kjo ishte shifra më e lartë që nga prilli 2022, muaji i dytë i plotë i pushtimit rus, që tashmë ka hyrë në vitin e pestë. “Rritja u nxit kryesisht nga sulmet me rreze të gjatë veprimi nga Federata Ruse, të cilat prekën kryesisht qendrat urbane larg vijës së frontit”, ka shtuar OKB-ja.
Numri i vdekjeve të verifikuara të civilëve në Ukrainë ishte 37% më i lartë, 1.396, në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 krahasuar me vitin e kaluar, dhe më shumë se dyfish më më shumë se më 2024.
Autoritetet ruse kanë raportuar gjithashtu rritje të viktimave civile në territorin e tyre, duke përmendur 250 civilë të vrarë në gjashtë muajt e parë sivjet, një rritje prej 121% nga viti në vit, thuhet në raport. Në total, OKB-ja ka regjistruar 16.431 vdekje të verifikuara të civilëve në Ukrainë qyshse Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, dhe 803 prej viktimave ishin fëmijë.
Por organizata thotë se ky numër me gjasë do të jetë nënvlerësim i konsiderueshëm, pasi nuk mund t’i verifikojë shifrat e të vrarëve në luftime intensive në fillim të luftës në vendet që tani janë nën kontrollin e Rusisë, përfshirë Mariupolin dhe Lysychanskun, ku besohet se janë vrarë mijëra persona. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
