Prokuroria Speciale: Halil Thaçi u intervistua si i pandehur për

0%

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve që kjo prokurori po zhvillon për rastin e shpronësimeve në fshatin Shipitullë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e cila ka bërë të ditur se Thaçi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Halil Thaçi pas daljes nga Prokuroria Speciale kishte deklaruar se ishte intervistuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me këtë rast. Halil Thaçi pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Isha në cilësinë e dëshmitarit, s’do të shantazhohem Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com