Zejnullah Gashi e ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Dorëzimi i detyrës u bë sot, më , nga ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Me pranimin zyrtar të detyrës, Zejnullah Gashi nis mandatin si Kryeprokuror i Shtetit, ndërsa Prokuroria e Shtetit pritet të vazhdojë punën nën udhëheqjen e tij.
“Sapo e pranova detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga U.D Agron Qalaj. Faleminderit kolegeve për besimin e dhënë. Unë do te jem kryeprokuror i te gjithëve dhe se bashku te gjithë do te punojmë ne forcimin e sundimit te ligjit” – foli shkurt Gashi në ceremoninë e pranimit të detyrës.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, më i ka r Zejnullah Gashit dekretin për emërimin në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Haxhiu ka bërë të ditur se pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, është zhvilluar një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara.
Sipas saj, në këtë proces janë marrë parasysh edhe informacionet relevante të institucioneve kompetente të sigurisë, si dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.
Ajo tha se, duke pasur parasysh rëndësinë e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
Haxhiu i uroi Gashit suksese në ushtrimin e detyrës, duke theksuar se funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Ajo theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit në çdo formë duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.
“Pres që Kryeprokurori Gashi këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit dhe qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”- ka deklaruar Haxhiu. Zejnullah Gashi do të udhëheqë institucionin e Prokurorisë së Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar.
Këshilli Prokurorial i Kosovës më datë i ka hedhur në votim pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas votave të anëtarëve të Këshillit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi mori pesë vota, Rafet Halimi një votë, ndërsa Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Shqipdon Fazliu nuk kanë marrë asnjë votë.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, para se të votohej bëri të ditur se votimi do të jetë i fshehtë dhe anëtarët kanë të drejtë vote vetëm për një kandidat. Në këtë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi ka deklaruar se do të abstenojë për votim për kadidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, arsyeja sipas tij është për shkak të bindjeve në lidhje me këtë konkurs.
Kështu për pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit kanë votuar vetëm 6 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Më , Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, janë intervistuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas rezultateve të intervistimin, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë – 91.6 .
Ndërsa Atdhe Dema është vlerësuar me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë. Bazuar në këto rezultate, të pesë kandidatët ishin propozuar për votim në Këshill. Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetje në temat si: 1.
Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetjet në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.
I tërë procesi që nga mëngjesi ishte monitoruar nga pjesëtarë vendor e ndërkombëtarë të shoqërisë civile, të cilët që nga momenti para se të përpiloheshin pyetjet e deri kur ka përfunduar intervistimi i kandidatit të fundit nuk kanë pasur qasje në pajisje tekonologjke dhe nuk kanë pasur mundësi që të dalin jashtë sallës.
Këtu mund t’i gjeni rastet më të cilat u mburrën kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit. KALLXO.com më kishte publikuar hulumtimin se si Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi kishte shkuar në zyret e Albulena Haxhiut, ku kishte tentuar t’i arsyetohet për hetimet.
Në një dosje të hartuar nga Policia e Kosovës e cila është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, shpërfaqen pretendime që tre nga krerët e prokurorisë që zhvillojnë kontakte joprocedurale me ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Dosja të cilën e kishte siguruar KALLXO.com, shpërfaqë një rast të paprecedent kur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, kishte shkuar pa ftuar në zyret e ish-ministres Haxhiu për t’iu arsyetuar asaj për hetimet që ai po i bënte për një rast të dyshuar të korrupsionit.
Përpos Gashit, dosja përfshinë edhe akterë të tjerë të rasteve të tjera, përfshirë ish-kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe . Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë.
Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion. Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike.
Zejnullah Gashi nuk ishte përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com rreth këtij hulumtimi, ndërsa disa ditë pas hulumtimit, më , , në emër të tij, kishte lansuar akuza të pabazuara ndaj ekipit të KALLXO.com, pa dhënë përgjigje në lidhje me hulumtimin.
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova kishin reaguar ndaj deklaratës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, duke kërkuar largimin e saj nga faqja zyrtare e Sistemit Prokurorial dhe duke paralajmëruar padi në rast se kjo nuk ndodh.
Në këtë reagim, të datës , BIRN dhe Internews Kosova kanë vlerësuar se deklarata e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës përmban përmbajtje të pavërteta, elemente shpifëse dhe se përbën presion të qartë ndaj gazetarisë së pavarur.
Mbi monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, dy organizatat e shoqërisë civile, BIRN dhe Internews Kosova, kanë arritur në konstatimet se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit ishte pa transparencë të plotë dhe me probleme serioze në vlerësimin e integritetit dhe meritokracisë.
Në më pak se 30 orë kohë prej kur dokumentacionet e plota të vlerësimit u bënë publike, një standard ky jo i hasur deri më tani në Kosovë, BIRN dhe Internews Kosova vlerësojnë si në vijim: Procesi nuk kishte transparencë të plotë, e cila do të garantonte vlerësim të plotë dhe të pavarur të shoqërisë civile para procesit të vendimmarrjes; Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi për kandidatët pa u bërë transparente për publikun vlerësimet për këta kandidatë, standard ky i ndryshëm nga proceset meritokratike; Komisioni vlerësues i KPK nuk i kishte zbatuar udhëzimet procedurale për verifikimin e integritetit të kandidatëve, duke vlerësuar vetëm nivelin deklarativ të kandidatëve, pa gjurmuar të dhënat publike për pretendimet edhe të vetë u.d. presidentes Albulena Haxhiu dhe raportimet e saj në Policinë e Kosovës për problemet e kandidatëve me integritet; Procesi, në tërësinë e tij, nuk ka garantuar verifikim transparent dhe të qartë për të kaluarën e kandidatëve të cilët i janë nënshtruar procesit.
Raporti analizon tërësinë e procesit duke u fokusuar në vlerësimin e kandidatit të përzgjedhur për Kryeprokuror të Shtetit përgjigjet e kandidatëve të tjerë dhe vlerësimet e anëtareve të komisionit do jenë pjesë e një raporti tjetër. Analizen e plotë të BIRN Kosova dhe Internews Kosova rreth përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit mund ta lexoni më poshtë:
